Lajmet e fundit

Peja gati për Manifestimin e nesërm paqësor

Opozita e bashkuar në Pejë, në përgatitjet finale për protestën e nesërme. Krerë dhe përfaqësues të opozitës në Pejë janë parë sonte në shoqëri të sekretarit të AKK-së në nivel qëndror, Ali Berisha teksa po bëhen gati për finalizimin e planeve për protestën e nesërme. Në Pejë nesër nga ora 12;00 Peja proteston kundër Demarkacionit dhe Asociacionit. Manifestimi do të jet’ paqësor ndërsa AAK, VV e Nisma në këtë qytet, kanë garantuar numër të madh pjesëmarrësish. Për manifestimin e nesërm paqësor edhe pejanët janë shprehur të gatshëm për pjesëmarrje meqë demarkacioni atakon direkt Pejën. Arton Muhaxheri i VV-së që shihet në foto, gjatë ditës ka thënë se Peja do ti përgjigjet masovikisht ftesës së opozitës, meqë sikur edhe tërë Kosova tashmë e ka kuptuar tradhëtinë Mustafa-Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.