Lajmet e fundit

Geci: Prokuroria afër zbardhjes së vrasjes së Bekim Kastratit e Besim Dajakut

Ish-deputeti Gani Geci, ka treguar se të martën (sot) ka qenë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në cilësinë e viktimës për të dëshmuar me rastin e plagosjes së tij dhe vrasjes së gazetarit të “Bota sot”, Bekim Kastrati dhe ish truprojës së Presidentit Rugova, Besim Dajakut i ndodhur më 19 tetor 2001.

Sipas informacioneve nga ky rast, Geci beson se është afër zbardhja e vrasjes së Bekimit e Besimit.

“Të nderuar qytetarë sot me datën 15 .12. 2015 nga ora 11.oo deri në orën 14.00 isha në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Prokuroria me mori ne pyetje si Viktimë (Dëshmitarë )në Rastin e plagosjes sime dhe vrasjes se Shokëve te mijë Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut që ka ndodhur me 19.10.2001 ne hyrje te fshatit Llaushë.

Prokuroria sipas asaj qe munda me kuptuar është ne Rrugë te mirë për zbulimin e atyre qe paguan për vrasjen time ku me këtë rast mu vranë dy shokët e mi Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati .

Interesimi ishte kryesisht rreth emrave te AGRON SYLEJMANIT DHE RUZHDI SHAQIRIT si atentatorë ,dhe njerëzve qe lidhen me këta dy atentatorë dhe atyre që kam mundur të kenë dhënë urdhër për këtë Atentat.
Besoj se prokuroria tani kanë informata te mira dhe janë ne Rruge të drejtë për të zbardhur këtë Rast dhe kriminelet qoftë urdhërdhënësit si dhe ata qe ndihmuan për kryerjen e këtij atentati të dalin para drejtësisë”
(sic), ka shkruar Geci në Facebook.

Postimit të tij Geci ia ka bashkangjitur edhe ftesën për të dëshmuar:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.