Ka disa ditë që organizatorët e Festivalit të Këngës kanë publikuar këngët pjesëmarrëse në edicionin e 54-t.
Pas publikimit të këngëve, janë hapur edhe sondazhe se cila nga këngët do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision 2016. Një i tillë është edhe sondazhi i faqës Wiwibloggs, i cili është një nga portalet më të njohura për lajmet rreth festivalit evropian “Eurovision”.
Qe nga dita kur është haur sondazhi, këngëtarja kosovare e cila jeton në Suedi Besa Krasniqi është votuar më së shumti. Kënga e saj “Liroje zemrën” ka arritur të marr mbi 200 vota, pas saj radhitet kënga e Flaka Krelanit “S’je për mua” ndërsa të tretët janë grupi Revolt Klan me këngën “Dashurinë s’e gjejmë dot”.
Por sa do të vërtetohet ky sondazh pritet të shihet më 25-26 dhe 27 dhjetor kur edhe do të zhvillohet “Festivali i Këngës”, ku fituesi do të merr biletën për në Stokholm të Suedisë ku në maj të 2016-ës do të mbahet Eurosong.
https://www.youtube.com/watch?v=oWfn7sMPHcY