Petrit Zogaj nga Levizja Fol, tha ne emisionin Rrokum Roll se situata ne Kosove ka eskalue, madje ai ironizoi me deputetet e arrestuem tue thane “mire qe e paska edhe gjysen e deputeteve opozita”.
“Kur nji Kryeminister e zavendesi i tij, nuk kane besim ne neshkrimet e veta, atehere çka presin prej neve me ba, ose prej opozites”, tha Zogaj.
E per reagimin e Malit te Zi për Demarkacionin, Zogaj e quejti reagim shtetnor, e reagimin e shtetit tone e quejti reagim partiak.
“Kemi nji heshtje nga Kryeministri e Ministri i Jashtem, e kjo asht krejt personale”, vleresoi Zogaj.
Simbas Zogajt, opozita e ka fitue opinonin publik me kauzat e tyne, sepse tash asnji qytetar s’mundet me thane diçka te mire per Asociacionin.
I pyetun per çashtjen e liberalizimit te vizave, ku Keshilli Europian dha vleresime negative, Zogaj tha se dikush duhet me shku ne shtepi, e ai asht Kryeministri Isa Mustafa.
“Na i marrim shume ma seriozisht se sa qe jane serioz ata. BE e din kur me marre seriozisht zotni Thaçin”, vleresoi.
Simbas Zogajt, Thaci me reagimin e tij ka dashte vec me thane se problemi s’asht te ai, por te Europa.
E simbas Zogaj “zotni Thaci ka me ba gjithçka qe ne fund te ketyne 12 muejve, me iu dhane nji fature zotni Mustafes e me u ba nji rokade politike qe s’mundemi me mendue tash”.
https://www.youtube.com/watch?v=eMoC0qjsFZo