Lajmet e fundit

Mushkolaj ironizon “keq” me Thaçin

Analisti Imer Mushkolaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Hashim Thaçin për deklaratat e tij ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizmin e vizave për Kosovën.

Mushkolaj, ka thënë se në bazë të deklaratave të Thaçit, sot është dukur sikur BE-ja ka kërkuar të anëtarësohet në Kosovë.

“Sot u duk sikur BE-ja po kërkon të anëtarësohet te ne. Deklaratat e Thaçit ishin për konsum të brendshëm, për arsyetim përballë qytetarëve të Kosovës dhe në grackën e tij ra edhe kryeministri Isa Mustafa që premtonte liberalizimin e vizave”.
Mushkolaj ka thënë se pas kësaj situate për mosliberalizimin e vizave, ai pret një valë të re të shpërnguljeve të qytetarëve në drejtim të vendeve të Europës.
“Pret një valë të re të shpërnguljeve me logjikën që të dalë jashtë dhe të mos pres më që të liberalizohen vizat. Nëse pesë vjet të paktën një herë në muaj të premtohet se do të liberalizohen vizat dhe të mos realizohet kjo punë, atëherë çfarë mund të presin më qytetarët e këtij vendi”, ka thënë Mushkolaj.

 

 

A.G

Leave a Reply

Your email address will not be published.