Tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thirrur për sot protestë në Pejë.
Protesta e sotme, kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, vjen pas atyre të javës së kaluar në Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa do të pasohet nga protesta e së enjtes në Malishevë dhe të shtunën në Prizren.
Protesta në Pejë do të mbahet në sheshin kryesor të qytetit, me fillim në orën 12:00.