Lajmet e fundit

Veseli: Për korrupsion dhe krim le të ndëshkohet politika e jo qytetarët

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka thënë se qëllimi i përbashkët mes Kuvendit dhe shoqërisë civile është rritja e transparencës së Kuvendit.

“Ne jemi të vetëdijshëm me problemet të cilat po ballafaqohemi.  As pushteti nuk është një komunitet djajesh por as shoqëria civile nuk është një komunitet engjujsh. Dje kemi pasur një deklaratë të ministrit të MPJ  e cila ka qenë jo shumë e lehtë. Realisht Thaçi është një politikan i cili nuk besoj se gabon. Jemi i vetmi vend qe mbeten të izoluar. Nuk ka arsye të izolohemi. Be po krijon një zemër të saj një geto”, tha Veseli.

Ai tha se është mirë që koleget evropian ta kenë  parasysh nëse ka zëra që ka korrupsion dhe krim le të ndëshkohet politika e jo qytetarët.

“ Lë të na ndalin vizat neve duke filluar nga unë. Është një situatë e cila na ka dëmtuar moralisht. Jemi po aq evropian sa Evropa politike e cila pretendon më na nda. Unë besoj se BE do ta shikojë mirë qytetarët e Republikës dhe do të ia jep drejtën atë qe ia ka dhanë Zoti”, ka thënë Veseli. /Gazeta Tribuna/

Leave a Reply

Your email address will not be published.