Në aeroportin ndërkombëtar të Nashville-it, ka rrëshqitur një aeroplan i “Southwest Airlines” derisa po ulej në pistë, me ç’rast kanë mbetur të lënduar tetë persona, raporton AP
Zëdhënësi i aviokompanisë “Southwest Airlines”, Emily Samules, ka deklaruar mbrëmë se aeroplani i fluturimit 31 që po udhëtonte nga Houston, ka rrëshqitur në pistë derisa po ulej, transmeton lajmi.net.
“Boeing 737 ka rrëshqitur në pistë dhe kështu ka përfunduar në një fushë, kurse administrata federale e aviacionit (FAA) është duke hetuar shkakun e rrëshqitjes”, ka deklaruar zëdhënësja e FAA, Kathleen Bergen.