Analisti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar keq me një deklaratë të kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se kosovarët mund të jetojnë edhe pa liberalizim të vizave. Mushkolaj në një shënim në Facebook i ka thënë Isa Mustafës, se nëse kosovarët mund të jetojnë pa liberalizim të vizave, mund të jetojnë edhe pa të kryeministër.
“Isë, nëse mundemi me jetu pa liberalizim vizash, lirisht mundemi me jetu edhe pa ty kryeministër!”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.