Franca përsëriti të mërkurën qëndrimin se nuk pranon arsyetimin për azil nga qytetarët e Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Imigracionit në Ministrinë e Brendshme të Francës, Luk Derepas tha se në Kosovë qytetarët nuk janë të kërcënuar dhe siguria është në nivel të respektueshëm.
Derepas i bëri deklaratat në takimin me ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi. /Rtk/