Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj asaj që tha Kryeministri Isa Mustafa, se edhe pa liberalizim të vizave mund të jetojmë, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka thënë se mund të jetojmë pa liberalizim, por edhe pa kryeministrin. Madje, këtë të dytën ai e ka konsideruar si një gjë të domosdoshme.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë:
Isa Mustafa paska thënë se mund të jetojmë edhe pa liberalizim. E vërtetë.
Mund të jetojmë edhe pa marrëveshjen për demarkacion.
Mund të jetojmë edhe pa Zajednicën.
Mund të jetojmë edhe pa korrupsion.
Mund të jetojmë edhe pa juve në qeveri.
Në fakt kjo e fundit është jo mundësi por domosdoshmëri.