Qeveria e Kosovës ka përshëndetur miralimin e konkluzioneve për zgjerimin dhe procesin e stabilizim asocimit nga ana e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian.
Në komunikatën e saj dërguar mediave thuhet se ato vulosin faktin që Kosova ka pasur një vit të suksesshëm në aspekt të integrimit evropian.
Sa i përket procestit të Liberlaizimit të Vizave, thuhet më tutje në njoftim, Qeveria e Kosovës merr në konsideratë përfundimet e Këshillit të BE-së, por pret që liberalizimi për kosovarët të bëhet pa vonesa të mëtutjeme.
Në kontekst të krizës politike në vend qeveria e vendit e ka vlerësuar thirrjen për tejkalim të saj duke ritheksuar qëndrimin se kjo situatë duhet të zgjidhet përmes një dialogu institucional.