Lajmet e fundit

De Biasi: Mos i quani shqiptarët tradhëtar

Shqipëria do të përballet në Evropian me Zvicrën e Shaqirit, Xhemajlit, Xhakës, Behramit, Mehmedit e Kasamit. Gianni De Biasi mendon se nuk mund ta quash dikë ‘tradhtar’ vetëm për shkak se vendos të luaj për një shtet krejtësisht tjetër.

“Për shumë shqiptarë, kjo ndeshje është e veçantë, pasi në kampin tjetër luajnë shumë futbollistë që konsiderohen si ‘tradhtarë’, pasi vendosën të luajnë për një vend tjetër pavarësisht origjinës shqiptare”.

“Unë gjithmonë kam theksuar se çdokush duhet të jetë i lirë të zgjedhë vendin që mendon se është më i mirë për të”.

“Ai vend i ka pritur dhe i ka dhënë punë prindërve të tyre, kanë kaluar fëmijërinë aty dhe janë integruar, ndaj ndihen zviceranë ndonjëherë, edhe pse në zemër ata do të mbeten gjithmonë shqiptarë”, ka thënë De Biasi./

Leave a Reply

Your email address will not be published.