Haradinaj para një numri të madh protestuesish tha se për lirinë e vendit qytetarët e Kosovës kanë bërë shumë dhe për këtë i falënderohen edhe NATO-s, të prirë nga Amerika.
“Na për liri e kemi marrë ndihmën e NATO-s, të prirë nga Amerika. I jemi mirënjohës tonë jetën. Por i themi na të ndihmojë t’i ndalojmë këto marrëveshje të padrejta për Kosovën”, tha Haradinaj, duke kërkuar ndihmë e shtetit amerikan edhe për anëtarësim në NATO e OKB.
Ai tha se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshja për Demarkacionin nuk do të kalojë dhe se nuk do të lejojnë që Serbia të kthehet në Kosovë.
Kreu i AAK-së i bëri thirrje Policisë së Kosovës, gjyqësorit dhe medieve që të mos bëhen vegël e pushtetit.