Lajmet e fundit

Vali Zekaj nga burgu: Nuk duam mëshirë nga tradhtarët, të cilët e shkatërruan Kosovën

I arrestuari gjatë konfliktit të Kumanovës, Valdet Zekaj i njohur si Vali përmes një letre dërguar nga burgu i Prilepit të Maqedonisë në të cilin po qëndron ka thënë se edhe nëse kalben në burg të regjimit sllavo-osman në Prilep nuk duan ndihmë nga shteti sepse e shkatërruan Kosovën.

“Ne jemi në burg, ndërsa ju tradhtar e bit e bijat e udbashëve jeni me kollare në zyre në gjykata e në ministri”, shkruan Vali.

Permbajtja e letrës së Valdet Zekaj, e plotë:

Nuk duam mëshir as ndihmë nga të ligët.
Është turp pas shtat muajve e keni pare që shkrova të luftoj kundër terroristave ISIS, e keni parë që jemi pa hile tash si dhelpra u bëtë human. Edhe nëse kalbemi në burg te regjimit sllavo-osman në Prilep nuk duam ndihmë nga shteti sepse e shkatërruat Kosoven. Mua do të më vinte turp të mos kontriboja për çlirimin e kombit. Ne jemi në burg, ndërsa ju tradhëtar e bit e bijat e udbashëve jeni me kollare në zyre në gjykata e në ministri. Në fund hapet fond në emër të grupit, pësëritje e 3%-shit, vendlindja thërret, ku jeni shqiptar ku jeni tret apo aq shumë na është përzier gjaku me sllav e osman, qonu o Shqipe. I vetmi shqiptar Ylber Hysa në fillim na vizitoi e askush tjetër. Me siguri ju ishit në pushime në seminare. Nuk duam as LDK as PSK as BDI as PDSH ne duam shqiptarizem jo udbasha a bi te udbashave. E doni presidentin historik Ibrahim Rugova, ja ndërtuat varrin të birit të tij për së gjalli. I keni burgosur çlirimtarët, i vrat çlirimtarët, u gëzuan tradhtarët. Ne ishim të gatshëm të japim jetën për komb, ju e injoruat. Na tregoni kush jeni? Avokatet Shqipfolës kan tarifa të mëdha dhe po shiten patriota! O popull e dua shqiptarin më shumë se veten. Vëllezer ku ishit kur djemt e kombit qëndruan dy ditë te mali në varrezat e dëshmorëve në Sllupqan. As ujë as bukë as stre nuk ju bëtë trimave. Të ju mallëkoj gjaku e vullneti i trimave çlirimtarëve kurrë ditë nuk dot shihni. Ne nuk duam as Katica e as Vesna ne duam ndërkombëtar, mbushuni mend o popull i dashur. Nuk jemi as selamalejkem as svetaboga zdravo po jemi TUNGJATJETA. Jem faliminderues, ZOTI I BEKOFT SHBA, AMERIKANËT, SHQIPTARËT E VERTET DHE EVROPEN PERËNDIMORE. Nuk do të ndalemi me letra deri sa ta kuptoj Shqiptaria të vërteten edhe ku është hilja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.