Diskutimi mbi buxhetin për vitin 2014 në Parlamentin e Kosovës,Deputetja Donika Kada Bujupi thotë se në Kosovë, Buxheti është Instrumenti i vetëm për realizimin e Politikave te Qeverise
Ky projekt buxhet i prezantuar mund te emërohet si Projekt buxhet i Mbijetesës sepse nuk ka asnjë element zhvillimor.
Duke i dite problematikat e vendit p.sh shtrohet pyetja; Si është mundur qe ne Shëndetësi ne grandet për Komuna te kemi një zvogëlim te buxhetit për 29milion euro. Cilat janë prioritete e këtij buxheti, ku janë premtimet për pagat dhe pensionet e rritura. Ne këtë projekt buxhet nuk janë. Andaj dikush ka mashtrua!
Do te ndalem te defektet teknike me implikime materiale.
Tabela 1 te hyrat dhe shpenzimet nuk përputhet me tabelën 2 për 700 mije euro totali.
Tabela 2 ( Organizata Buxhetore Niveli Qendror, pagat shërbimet, me tabelën 2 ka s’përputhje për 3.321 milion euro
Tabela 3.2 faqe 60 (Projektet Kapitale te Nivelit Qendror)
Shifër Paushallë (shpenzimet e pa parashikueshme 7.5 milion euro)
D.m.th Pozicion i Padefinuarë tek Investimet kapitale ku projekti duhet te këtë Emrin, Kodin, numrin dhe parallogarit dhe kurrsesi është ne kundërshtim me çdo parim te buxhetit mos definomi i mjeteve te cilat pastaj mund te alokohen sipas dëshirës.
Pastaj përsëritje te projekteve te cilat janë përfundua ne vitin e kaluar
P.sh: rruga Tomoc, është ne buxhet prej vitit 2008 dhe është përfundua këtë tetor. Ndërkohë po figuron si ndërtim i rrugës 350 mije euro.
Rruga e Prekalles poashtu është asfaltua ndërsa figuron si projekt i vitit 2014.
Rruga ne Stapanic është përfundua shkel e shko gjate fushatës pa baze me një gjerësi 3.5m dhe tani po figuron si projekt për vitin 2014.
Dhe po kthehem ku e nisa ne fillim: Projekt i mbijetesës sepse te hyrat janë 2.5% ; Inflacioni 2.8% kështu e thotë Qeveria d.m.th jemi ne rënie te vazhdueshme. Vendi nuk po zhvillohet përkundrazi. Indikacionet Makroekonomike tregojnë qe kursimet po bien, zvogëlohen.
Do ti referohem edhe Raportit te Progresit i cili thekson faqe 22 “ Rritja ekonomike është dobësuar dhe mbetet e brishte, exporti i mallrave është përkeqësuar, pabarazitë tregtare te theksuara. Investimet e huaja kane rene ne nivelin e tyre me te ulet qe nga viti 2005.Po kjo gjendje e përshkruar mund te konstatohet përditë ne rruge, ne bisede me cilindo qytetare te Kosovës, pavarësisht a është i kualifikuar dhe me arsim te lart apo i pakualifikuar statusi i punësimin është i njëjtë për te gjithë. Vazhdojmë me qene vendi me papunësinë me te lart edhe ne nivel Global dhe ky Projektbuxhet nuk ofron alternative për te ndryshua këtë gjendje.kosovanews