Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka komentuar deklaratat që i bëri sot kryeministri i vendit Isa Mustafa i cili tha se “Mund të jetojmë edhe pa liberalizim, por më keq se të tjerët”.
“Isa Mustafa paska thënë se mund të jetojmë edhe pa liberalizim. E vërtetë. Mund të jetojmë edhe pa marrëveshjen për demarkacion”.
“Mund të jetojmë edhe pa Zajednicën. Mund të jetojmë edhe pa korrupsion. Mund të jetojmë edhe pa juve në qeveri”
“Në fakt kjo e fundit është jo mundësi por domosdoshmëri” ka shkruar i pari i kryeqytetit.