Pep Guardiola nuk do të jetë më trajner i Bayern Munchen në sezonin e ardhshëm.
Këtë gjë e konfirmon agjenti i trajnerit spanjoll, i cili thekson se Guardiola nuk do të rinovojë kontratën me kampionët bavarezë dhe se ky do të jetë sezoni i fundit i tij në Gjermani.
Sipal “Dailymail” pasuesi i tij në krye të pankinës së Bayern Munchen do të jetë Carlo Ancelotti, i cili edhe më parë është lidhur me një kalim të mundshëm tek rekordmenët gjermanë.
Pas këtij lajmi tashmë ka filluar “lufta” në Angli për shërbimet e trajnerit të njohur.
Në fillim u fol se Guardiola do të kalonte tek Manchester City, por duket se në garë për të janë futur edhe Chelsea e Manchester United.