Lajmet e fundit

Vetëm Leonorën nuk e kam pyetur a është virgjine?

Jam mërzitur me femra. Jam lodhur duke dashuruar fals dhe më duket se më ka ardhur koha që ta dua dikënd me të vërtetë. Kam filluar gjithnjë e më shumë të besoj se përfundimisht çdo femër është e pamundur t’i ketë shkelur të njëzetat dhe të mos ketë pasur, të paktën, një lidhje të dështuar. Por, për mua kjo nuk paraqet problem, sepse i kam thënë vetes prej kohësh se virgjiniteti nuk është pengesë për martesë të lumtur. Personalisht nuk është shumë e rëndësishme virgjiniteti i vajzës, në krahasim me sinqeritetin e saj. Unë nuk jam nga ata meshkuj që kurrë nuk pranojnë të martohen në asnjë mënyrë me një vajzë që nuk është e virgjër. Nëse pyes veten pse kam mbetur deri më tash pa u martuar, atëherë përgjegja është shumë e thjeshtë: nuk kam takuar deri më sot asnjë femër të sinqertë, sepse të gjitha më kanë gënjyer e mashtruar. Për mua, prapëseprapë, më i rëndësishëm është sinqeriteti i një vajze, e cila do të më tregoj gjithë “historinë” e jetës së saj, pa fshehur as gjënë më të vogël, sesa të njoftohem nga të tjerët për ‘historinë’ e saj. Është e patolerueshme mënyra tjetër sesi shumë nga këto femra kur u vjen koha e martesës, pasi kanë hequr gjithë “mallin” në rininë e tyre të hershme, përpiqen dinakërisht ta pushtojnë shpirtin e një mashkulli, duke u paraqitur si ‘engjuj’. Nuk di çka thonë të tjerët, por unë kam këtë parim absolut: nëse një femër s’më rrëfehet drejt, atëherë ajo s’do të ketë shans që të jetë gjithmonë pranë meje, por do ta mbaj për nevoja të mia aq sa mundem dhe pastaj do t’ia kthej shpinën.

Me Leonorën kam kaluar pak më shumë se dy muaj. Ndoshta do të ishim bashkë për një kohë më të gjatë dhe pse jo edhe tërë jetën sikur të mos ndodhte ajo që kurrë nuk e kishte pritur prej saj. Më kishte gënjyer në një rast kur nuk më kishte treguar se kishte qenë e detyruar të flinte me një pronar të një firme për të mos e dëbuar nga puna e mirë që gëzonte. Nuk kam mundur ta paramendoj ndryshe, veç si një prostitutë që mund t’ua hap këmbët në çdo kohë kujt do qoftë. Për këtë arsye i kam thënë se nuk dëshiroj të vazhdoj më me të dhe që nga ajo ditë Leonorën e kam parë përdore me mashkull tjetër. Kushedi edhe sa dashnorë të tjerë do t’i ketë ajo deri në ditën kur ndonjërin prej tyre do ta verbojë bukuria dhe dinakëria e saj, sepse, vërtet, Leonora ishte shumë e bukur, por edhe ishte tepër dinake. Kurrë nuk i kam simpatizuar femrat që kanë qenë shumë të bukura… Dhe, për këtë shkak ende nuk kam rënë në dashuri me asnjë femër, e cila, në radhë të parë, ka qenë edhe simpatike, por edhe e sinqertë dhe zemërbujare.

Kur më pëlqen nuk e pyes i sati jam

Nganjëherë më duhet të pranoj një fakt se është vështirë për një mashkull të martohet dhe të krijojë familje me një femër, e cila para tij ka fjetur me kushedi sa meshkuj të tjerë. Kjo për shkakun se gjithë jetën do t’i rrijë në mendje e kaluara e gruas së tij dhe vazhdimisht do të dyshojë se ajo do i ripërtërijë lidhjet tinzare me ata edhe gjatë kohës martesore. Për mua, kjo është gjë e parëndësishme, sepse nuk e konsideroj një dashuri të dështuar të një vajze si një krim ose mëkat të madh që s’mund të falet. Mua më bren vetëm një gjë: pse vajzat nuk flasin me sinqeritet të plotë për të kaluarën e tyre. Mua më ka ndodhur që me shumicën e femrave, me të cilat kam dalë, jam njohur dhe jam dashuruar, që të gjitha t’më thonë se e kanë pasur vetëm një frajer. Por, te unë nuk prish punë nëse vajza e cila më pëlqen jashtëzakonisht dhe kuptohet që më përshtatet të ketë pasur një apo dy të dashur, me të cilët nuk u ka ecur. Shkurt dhe shqip: nuk më intereson çfarë të shkuare ka pasur e dashura ime, vetëm më intereson të di se ajo nuk ka qenë prostitutë dhe s’ka punuar në ndonjë shtëpi publike. Tjetër gjë është nëse ajo ka qenë e dashuruar në një person dhe ai e ka tradhtuar, e ka lënë. Vetëm dëshiroj t’më siguroj një femër se nesër-pasnesër, kur ajo të bëhet gruaja ime, të mos e shikojnë në rrugë si ndonjë nga ato vajzat që s’kanë lënë kujt pa ua plotësuar dëshirat seksuale. Për këtë arsye ndodhem në dilemë të madhe për të vendosur se kur duhet të martohem dhe me kë… E pranoj se kam pasur femra të bukura, ndonjëra prej tyre edhe sot e kësaj më simpatizon, por asnjëherë nuk më ka ndodhur që dikush nga të dashurat e mia t’ma thotë realitetin e jetës së tyre. Kam ardhur në një përfundim shumë real se vajzat gjithnjë trillojnë diçka, shpikin dhe mundohen të të shtinë në gjynah. Nuk mund t’i duroj kur thonë se gabimisht janë dashuruar dhe kanë kuptuar më vonë se i dashuri i tyre ka qenë i martuar ose ka përdorur drogë. Por, unë kam një rregull të cilin gjithnjë e përdor: kurrë nuk i pyes femrat i sati dashnor i tyre jam, sepse e di mirë se asnjëra prej tyre nuk e thotë të vërtetën. Mund të ketë vajza që, vërtet, kanë pasur vetëm një dashnor, por shumica e të tjerave kur kanë “gabuar” një herë, kanë provuar dashurinë edhe herëve të tjera dhe kështu përsëri kanë “gabuar” dhe janë mashtruar.

Nëse pret të të thotë se është e virgjër, mbetesh pa u martuar

I kam të gjitha tash për tash: punë të mirë, jetë luksoze, banesë në Prishtinë… Vetja më duket se jam njëfarë mashkulli, por ç’është më e rëndësishmja femër që dua nuk kam. Gati 30 vjet po i bëj dhe ende as që jam gati të martohem dhe nuk di as vetë se çka është duke ndodhur kështu me mua. Shumë po e ndiej mungesën e dikujt, së cilës do i përkushtohesha me gjithë fuqitë e jetës sime, por tash për tash nuk jam duke ditur si ta njoh një vajzë ideale për mua. Është e natyrshme se për femra kurrë kam hequr asnjëherë, por ç’është e rëndësishmja nuk po gjeja mënyrë sesi të vij deri te kontakti me ndonjë vajzë që bën për mua. Çuditërisht, kisha njohur natyrën e shumë femrave, të cilat normalisht që dëshironin të njiheshin me mua, por më pas në takimet e dyta ato ose nuk dilnin fare në orarin e caktuar ose më paralajmëronin përmes telefonit se s’kishin gjetur te unë “as fijën më të vogël të seriozitetit”. Unë, kuptohet, nuk mërzitesha nga kjo, sepse e dija një gjë vendimtare: askush nuk ka mbetur i pamartuar. Por, më shqetësonte një fakt tjetër kontradiktor që gjithnjë e më vështirë e kisha të gjeja një gjuhë të përbashkët me femrat, të cilat më propozoheshin për të lidhur qëllimin tim të martesës, ngaqë, vërtet, nuk planifikoja ndonjë aventurë me to. Jam ngopur me aventura. Më duket se nuk e kam më atë kohën e dikurshme për të dashuruar… as atë vrullin rinor për të pasur në të njëjtën kohë nga dy e tri dashnore. Shumë femra sot jam duke i urryer, sepse po më shkojnë nerva dhe nuk po mund t’i duroj, duke më përrallosur për jetën e tyre. Me secilën femër që dua të njihem me të,menjëherë dëshiron të martohet me mua ose i intereson nëse kemi mundësi të ikim diku jashtë shtetit. Vetë fakti se ato duan aq shpejt të martohen me mua dhe të ikin jashtë, tregon se e kaluara e tyre nuk është edhe aq e mirë. Unë, sinqerisht, jam i interesuar të gjej një vajzë të bukur për martesë, por disa vajza me të cilat jam njohur pas daljeve tona të shpeshta nuk u pritej dhe më thoshin shkurt: “Unë dua që sa më shpejt të fejohemi dhe martohemi, pa e zgjatur shumë muhabetin!”. Jam kategorikisht i vendosur që përpara se të lidhesha përnjëmend me një femër, ta njihja mirë, pavarësisht nëse kishte pasur më parë të dashur, që e kishte shfrytëzuar për një kohë dhe, pastaj, ia kishte kthyer shpinën. Por, në asnjë mënyrë nuk mund të martohem me një vajzë, e cila te unë sheh dashnorin e saj të katër a të pestë. “Nëse kërkon vajzë që ka pasur vetëm një frajer ose të tregon drejt se sa i ka pasur, do të mbetesh pa u martuar! Ku po jeton ti?”, më pat thënë njëra nga to, e cila i kishte shkelur 25 vjet dhe e cila nuk e dinte as vetë se me meshkuj kishte pasur. Por, ajo dukej shumë më e re nga vjetët, më e bukur dhe inteligjente sa për t’ia mbushur mendjen për martesë një djaloshi të budallepsur pas saj.

A të pengon që nuk jam virgjine?

Po e përsëris edhe një herë se nuk më pengon virgjiniteti i femrës, por më pengon shumë nëse drejt saj bëjnë me gisht të gjithë, duke e shikuar si prostitutë. Kjo ka dallim të madh dhe është esenciale për mua.Me shumicën e femrave që dilja për t’u njohur (disa nga to edhe i kam çuar në shtrat me insistimin tim apo me vetëdëshirën e tyre), pothuajse si njëra ashtu edhe tjetra më pyetnin shkurt e shqip që në ditën e parë të njohjes: “A të pengon ty virgjiniteti i femrës, o djalë?”. Përgjigja ime ishte e sinqertë: “Jo. Mirëpo, kjo ‘jo’ kishte edhe një domethënie tjetër, sepse nuk mund të pranoja kurorëzimin me një nga ato vajza, të cilat, ndonëse ishin shumë të bukura, më brente nëse u ishin ekspozuar seksualisht shumë meshkujve dhe si të tillë e njihnin i madh dhe i vogël.

Po u tregoj edhe rastin konkret: Isha më pranë se kurrë të martesës me Mimozën, e cila kuptohet nuk kishte qenë virgjine kur u takua me mua. Ishte vetëm 20 vjeçe, por dukej më e vjetër, e bukur dhe inteligjente. Me fjalë të tjera, femër ideale për mua. Për të parën herë po i besoja një femre se kishte qenë e dashuruar në një mashkull, i cili ishte vrarë në luftë dhe më tha se njeri i gjallë nuk e kishte ditur lidhjen e saj me të, madje as familja e saj. I besova, sepse më dukej se ishte femër që nuk dinte “dallavere” dhe kështu dëshiroja që menjëherë të martohesha me të, të mos e zgjatja me fejesë dhe gjëra të tjera. Por, në momentin e fundit takova një shoqe të saj, me të cilën njiheshim edhe më parë, e që më tregoi se Mimoza nuk ishte ajo që e njihja unë, sepse në fakt ajo kishte kaluar edhe me një të huaj të zi si futa, në organizatën ndërkombëtare ku ajo ishte përkthyese. Një herë nuk i besova, por më vonë me fakte më tregoi dinakërinë dhe poshtërinë e të dashurës sime, të cilën shumëkush e kishte parë duke hyrë dhe dalë nëpër restorantet luksoze të Prishtinës me një amerikan. Nuk pata nerva më ta duroj dhe po atë ditë kur u takuam i thash në sy tradhtinë që më kishte bërë. Dhe, ashtu siç e prisja, filloi të qante dhe të mos e pranonte poshtërsinë e vet. Kështu, u ndamë në momentin kur ajo para se të ikte prej meje më la edhe këtë fjalë: “A ke thënë vetë se s’të pengon virgjiniteti i femrës? Çka tash?”.

E pranoj se nuk e kam njohur Mimozën deri në atë çast, kur ia kam përplasur derën dhe e kam dëbuar jashtë banesës sime. Tani po i lutem Zotit të mos më takojë me një femër si ajo. Nëse dalë dhe njihem me vajza si Mimoza, me siguri, do të mbetem përjetë pa u martuar…/Kosovarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published.