Lajmet e fundit

Nxënësit ndihmojnë të varfërit e Prishtinës

Nxënësit e Shkollës Amerikane në Prishtinë (American Shchol of Kosova) sot kanë zhvilluar dy aktivitete cilat kanë për qëllim mbledhjen e fondeve për familjet e varfra.

Përmes shitjes së gjërave ushqimore në sheshin “Zahir Pajaziti” si dhe shfaqjen e një program në shkollë, këta nxënës po mbledhin të holla me të cilat do të blejnë gjëra të nevojshme për familjet në nevojë.

Nxënës kanë ngritur një tendë në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po u shesin qytetarëve gjërat ushqimore të cilat janë përgatitur nga vet ata.

Nxënësja Vesa Rexha ka thënë se aktivitete të tilla nga shkolla amerikane janë organizuar edhe në të kaluarën.

Klubi i Bamirësisë në shkollën amerikane, përveç aktivitetit në shesh, ka shfaqur edhe një program për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, ku të hollat e biletave do të shkojnë për familjet në nevojë.

Udhëheqësja e Klubit të Bamirësisë, Dardane Nuka ka bërë të ditur se me të hollat e mbledhura nga ky program do të blihen gjëra të nevojshme për 20 familje në nevojë, të komunës së Prishtinës.

Aktivitetet e tilla me qëllim bamirësie nga nxënësit e shkollës amerikane kanë filluar të hënën, me hapjen e Javës së Bamirësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.