Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka deklaruar se Shani Tarashaj nuk do të ketë mundësi të luajë për Kombëtaren.
De Biasi ka njoftuar se dyert e Kombëtares janë të mbyllura për Shani Tarashajn, pasi sulmuesi nuk ka shprehur vullnet për të luajtur me kuqezinjtë.
“Përsa i përket çështjes “Tarashaj”, unë kam folur me të. Ai më tha se nuk do të mendojnë për momentin mbi çështjen e kombëtares. Nëse dikush nuk e ka vullnetin e menjëhershëm, atëherë ai nuk përbën më interes për mua. Kështu që mund të them se dyert e kombëtares për atë lojtar janë të mbyllura”, ka deklaruar De Biasi, transmeton Panorama Sport.