Lajmet e fundit

Opozita nesër edhe në seancë edhe në protestë

Opozita e bashkuar nesër do të mbajë manifestimin në Malishevë i paralajmëruar edhe më herët.
Edhe pse Kuvendi do të mbajë dy seanca, opozita do të jetë prezent edhe në Kuvend por edhe në manifestimin e Malishevës.

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje tha për KosovaPress se
manifestimi do të mbahet ashtu siç është paralajmëruar më herët, por
edhe do të jenë në seancat e Kuvendit.

“Ne do të jemi edhe në manifestim por edhe në seancë”, tha Selimi.

Nesër presidentja do të mbajë fjalim vjetor para deputetëve ndërsa
pas këtij fjalimi do të vazhdojë seanca e cila kishte mbetur në gjysmë
të hënën pak para mesnate.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta pengojë fjalimin e presidentes
por nuk dihet nëse të njëjtin veprim do ta bëjë edhe me ecurinë e
seancës e cila pritet të vazhdojë pas fjalimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.