Lajmet e fundit

Opozita vazhdon nesër manifestimin në Malishevë

Tri subjektet opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovë, kanë paralajmëruar manifestimin e radhës që do të mbahet në Malishevë gjatë ditës së nesërme.

Ato do të mblidhen nesër në Manifestimin për Republikën, në sheshin e Dëshmorëve në Malishevë, në orën 13:00, për të shprehur kundërshtinë kundër marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Nuk mund të sillemi sikur shteti nuk është në rrezik. Marrëveshjet famëkeqe mund të tërhiqen. Ato duhet do të tërhiqen”, përfundon ky njoftim për media.

Ndryshe, partitë opozitare kanë mbajtur manifestime të tilla edhe në Gjakovë, Gjilan dhe së fundmi edhe sot në Pejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.