Lajmet e fundit

EKSKLUZIVE || Qeveria e dinte: këto tetë kushte, nuk i kishte plotësuar Kosova për liberalizimin e vizave!

Edhe pse për qytetarët e Kosovës mund të ketë qenë i befasishëm rekomandimi negativ i BE-së për vizat, Institucionet e Kosovës kanë qenë të njoftuara qysh para tre muajsh se disa nga kushtet kryesore për këtë proces nuk ishin përmbushur. Gazeta Blic ka arritur që të siguroj tetë kriteret, të cilat do të duhej t’i plotësonte Kosova, nëse dëshironte të merrte një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Ndër këto kushte është edhe dhënia e rezultateve konkrete për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, pastaj kriter shumë i rëndësishëm ka të bëjë me fushën e prokurorimit, gjegjësisht Organi Shqyrtues i Prokurimit duhet të jetë më i pavarur dhe kapacitetet e tij duhet të ngritën në mënyrë që të bëjë detyrat e veta, raporton Gazeta Blic.

“Të paktën deri kah mesi i muajit shtator, këto tetë kushte kanë qenë të pazbatueshme”, i ka thënë Gazetës Blic, një burim i afërt me procesin e liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër, para pak ditësh kryeministri i vendit, Isa Mustafa si kusht të fundit për të marrë raport pozitiv Kosova, duhet të jetë edhe marrëveshja me Turqinë, për riatdhesimin e qytetarëve të Kosovës.

Kjo është deklarata e Kryeministrit për vizat, e dhënë para pak ditësh, në një konferencë me medie:

https://www.youtube.com/watch?v=oMv9a8Pt41Q

Leave a Reply

Your email address will not be published.