Presidentja Atifete Jahjaga, vitin e kaluar e bëri sefte mbajtjen së Darkës së Lamës jashtë kryeqytetit.
Por nikoqire e darkës së dytë nuk arriti të bëhet Peja. Kjo sepse Jahjaga e shtyu darkën që sivjet e kishte paralajmëruar ta mbaj më 15 tetor, në qytetin më perëndimor të Kosovës.
Në njoftimin e presidencës fillimisht u përmenden arsyet organizative, por Klan Kosovës nuk iu dha një përgjigje e re pse darka më nuk u mbajt fare kjo edhe pse pyetjet u dërguan qysh javën e kaluar.
Kështu, për herë të parë nuk ka Darkë të Lamës, e cila u shtrua rregullisht që nga viti 2003, njofton Klan Kosova
Traditën fortë të moçme e pati ngjalluar presidenti I ndjerë Ibrahim Rugova, i cili sipas një bashkëpunëtori të tij, e cilësonte këtë ditë si ditë falenderimi për zotin.