Varësisht se sa nga pjesët e kësaj videoje ju duken të njohura, mund të vihet në përfundim se sa të vjetër jeni dhe se si e keni kaluar një prej pjesëve të jetës suaj.
Në kohën e ish-Jugosllavisë standardi i qytetarëve ishte shumë më i lartë se sa sot, pasaporta e famshme “e kuqe” hapte të gjitha dyert. Këto janë vetëm disa prej arsyeve pse shumë njerëz e kujtojnë me nostalgji atë kohë, kryesisht nga republikat ish-jugosllave.
Me anë të një kolazhi të shkurtër fotografishë, B92 u kujton nostalgjikëve, kryesisht atyre serbë, kohërat e “arta” të Jugosllavisë. Ndonëse për shumicën e lexuesve shqiptarë që jeton brenda kufijve jugosllavë, ajo kohë nuk paraqet shumë kujtime të kundshme, duke kujtuar represionin serb.
Natyrisht, nuk është i vogël numri i të cilëve nuk e dëshirojnë Jugosllavinë, komunizmin, vëllazërim-bashkimin, Titon dhe të cilët vlerësojnë se të gjithë sot paguajmë çmimin e jetës së butë në ish-Jugosllavi.
Pa marr parasysh se cilit grup i takoni nëse jeni mbi 30 vjeç dhe i takoni ish-Jugosllavisë sigurisht ju kujtohen këpucët “borosana”, veshjet sportive “yassa”, personazhin e filmave vizatimor Sport Bili, personazhi i stripave Alan Ford, jogurtit në tetrapak i cili ngjan me piramidën dhe “yeti” detergjentin për rroba.
Videoja do të ju kujtoj momentet tuaja të cilët edhe mund t’i keni lënë pas dhe t’i keni harruar.
Nëse jeni person me jugo-nostalgji do ta shikoni me buzëqeshje këtë video. Edhe nëse nuk jeni një i tillë, ndoshta do të ju kujtohen kohërat të cilat nuk do të kthehen kurrë./lajmi.net