Ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, se kosovarët kanë të drejtë të protestojnë para zyrave të BE-së për përgjigjen negative të Komisionit Evropian për liberalizim vizash, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sipas Ahmetit, lidhur me këtë vendin të BE-së është më mirë që Qeveria të hapë dorëheqje se sa të dilet në protetestë kur dihet niveli i korrupsionit në vend.
“Ministri i Punëve të Jashtme paska deklaruar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë para zyrave të BE-së. Qysh po i bjen kjo punë? Qeveria me vjedh e qytetarët me protestu para BE-së. Jo, jo, në qoftë se dalim, dalim para qeverisë. Edhe më mirë, qeveria mund të jep dorëheqje në shenjë proteste ndaj këtij vendimi të BE. Leni pallavrat, korrupsioni në maksimum. Me dialog keni ble pak kohë por nuk mund ta bleni zhvillimin e amnistimin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.