Lajmet e fundit

Konjufca: Qeveria e përdorë drejtësinë për ta eleminuar kundërshtarin politik

I ftuar në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, sonte është Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Me Konjufcën është duke u diskutuar rreth krizës politike në vend.

Sipas tij burgosjet e deputetëve të opozitës është shembull i një shteti autoritar.

“Kjo është një shembull tipik, se si një qeveri autoritare po e keqpërdor sistemin e drejtësisë për t’i persekutuar kundërshtarët politik”.

“Kjo qeveri prej kur kemi filluar t’i kundërshtojmë dy marrëveshjet, ka treguar që drejtësinë e koncepton si instrument për ta goditur kundërshtarin politik e mundësisht për ta eliminuar kundërshtarin politik”

Leave a Reply

Your email address will not be published.