Lajmet e fundit

Liburn Aliu: Bëra gabim që e rraha zyrtarin e PDK’së (Video)

Shefi i Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë, Liburn Aliu ka thënë se ai bëri gabim që kishte rrahur zyrtarin e PDK’së, Muhamet Selmanin.

Në emisionin Rubikon të KTV’së, Aliu ka thënë se “bëri gabim” që rrahu zyrtarin e PDK’së.

Liburn Aliu kishte sulmuar zyrtarin e PDK’së në një restorant që ndodhet afër Komunës së Prishtinës.
Muhamet Selamni në një intervistë për Express kishte treguar se kishte ardhur deri te sulmi,.
Kishte deklaruar se “si Aliu sillen vetëm qentë e tërbuar”.
Ai kishte mohuar ta ketë quajtur hajn atë, para sulmit. Megjithatë, Selmani theksonte se qeverisja e Shpend Ahemtit po bën dallavere në planin urbanistik të komunës së Prishtinës, dhe se pjesë e këtyre dallavere është edhe vet Liburni.
Më poshtë po risjellim intervistën me zyrtarin e PDK’së, i cili kishte rrëfyer ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.