Lajmet e fundit

Nikolic: Modeli i Qipros zgjidhje ideale për Kosovën

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikolic në një shkrim autorial për gazetën e Beogradit “Veçernje novosti“ ka thënë se të gjitha informatat për kapitullin 35 duhet të jenë të ditura për opinionin.

Ai ka thënë se vetëm kështu mund të evitohen dilemat dhe ka theksuar se për çështjen e Kosovës është më i miri modeli qipriot.

“Serbia ka arritur te faza e re e marrëdhënieve me BE-në, te hapja e kapitujve, dhe kjo është faza më e gjata dhe më vendimtarja për anëtarësim. Krahas 34 kapitujve standardë, Serbia ka edhe kapitullin rëndues 35. Ai ka të bëjë me Kosovën”, ka thënë theksuar Nikolic, transmeton Koha.net.

“Të gjitha informatat për këtë duhet t’i ketë publiku dhe ai duhet të dijë për çfarë ne merremi vesh për Kosovën dhe cilat pika nga këto marrëveshje implikojnë atributet e shtetit të pavarur.

Përkatësisht, se a e pranojmë atë që kërkohet nge ne duke u shtirë se nuk e bëjmë –a po e pranojmë de facto pavarësinë e Kosovës, apo duhet ta themi hapur se kjo thjesht nuk e pranueshme, për shkak se Serbia nuk e pranon atë që nuk e pranon shumica e njerëzimit, e ajo është që i ashtuquajturi shtet i Kosovës të bëhet shtet i pavarur, anëtare e KB’së.

Pra, ky është kapitulli më i vështirë. Kapitulli 35 është menduar për shkak se një numër i madh anëtarësh të BE-së e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe për shkak se ata duan që këtë çështje përfundimisht ta heqin nga rendi i ditës.

Kjo në esencë do të thotë se nuk dëshirohet problem sikur ai i Qipros. Për Serbinë, nga ana tjetër, kjo do të ishte zgjidhja ideale, që do të thoshte anëtarësim i plotfuqishëm në kufijtë si anëtare e KB-së e pastaj të bisedojmë.

Jo, ata thjesht do të kërkojnë që ne para kësaj për çdo gjë të merremi vesh para se të hyjmë në BE. Pra, për këtë duhet biseduar të qetë dhe si dhe për këtë duhet të arrihet konsensusi serb“, ka theksuar Nikolic duke përfunduar se pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohim kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.