Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë adresimit në manifestimin e opozitës në Pejë ka folur për dashurin ndaj Amerikës. Ai ka thënë se i kanë ndihmuar lirisë së Evropës nëpër shekuj.
“Ne për lirinë tonë kemi bërë shumë, ne jemi Evropian, ne i kemi ndihmuar Evropës nëpër shekuj, i kemi ndihmuar lirisë së Evropës, ne e kemi mbrojtur Evropën. Sot i kërkojmë Evropës me na njohur edhe pesë vendet që s’na kanë njohur. I kërkojmë Evropës me na e mundësu me udhtu të lirë nëpër Evropë sepse është e padrejtë me na lan kështu. Kërkojmë pra që si të lirë qe jemi, si ata që kemi bërë për lirinë tonë dhe për lirinë e tjerëve, të lirë me udhtu në Evropë. I kërkojmë Evropës mos të na vonoj, të na anëtarësoj më shpejt në familjen Evropiane. Për lirinë tonë të shtrenjtë ne kemi marr ndihmë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.
Haradinaj thënë se e duan Amerikën dhe e respektojnë, mirëpo kërkojnë ndihmën e kësaj të fundit që të anulohen marrëveshjet për Asociacionin dhe demarkacionin. Haradinaj ka thënë se i janë mirënjohës Amerikës për ndihëm që ia ka dhënë Kosovës.
“Ne kemi marr ndihëm e NATO-së të prirë nga Amerika. Ajo ndihmë ka qenë shumë e nevojshme dhe shumë e drejt dhe i jemi mirënjohës tërë jetën. Amerikës ne i themi nga Dukagjini, ne të kemi mik, ne të dojmë, ne të besojmë, ne të nderojmë e respektojmë, por të lutem ndihmonani t’i ndalojmë këto marrëveshje. Këto marrëveshje duhet me u ndalu”, ka thënë Haradinaj nga tubimi i opozitës që kanë pasur sot në Pejë.