Timonin e opozitës për veprime dhe organizime e ka marrë Ramush Haradinaj, sipas deputetës së PDK-së, Xhevahire Izmaku, që foli në Interaktiv të KTV-së. Ajo i gëzohet kësaj lëvizjeje brenda opozitës.
“Gëzohem që Haradinaj po drejton opozitën e jo VV-ja. Pres nga Limaj dhe Haradinaj të reflektojnë”, ka thënë Izmaku.
Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është përgjigjur se vendimet e opozitës janë unike.