Lajmet e fundit

Ibra u del në mbrojtje myslimanëve në Francë, ja çfarë thotë

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic i është përgjigjur deklaratave të kryetares së partisë së “Frontit Nacional”, Marine Le Pen.

Le Pen ka deklaruar kohëve të fundit se në Francë duhet mbyllur xhamitë dhe përzënë të gjithë myslimanët.

Por kjo nuk i ka pëlqyer Ibrahimovicit, që njërin prind e ka të fesë myslimane dhe njërin të fesë katolike.

“Babai im e ka emrin Shefik dhe është mysliman, ndërsa nëna Jurka dhe është katolike. Nëse ajo (Le Pen) dëshiron që t’i përndjek të gjithë myslimanët nga vendi atëherë le ta pres këmbën myslimane dhe t’ia kthejë mbrapa në Suedi”, ka deklaruar Ibrahimovic

Leave a Reply

Your email address will not be published.