Plot 400 vagina të ndryshme ekspozohen për të treguar se nuk ka organe gjenitale femrash të shëmtuara, por të gjithë janë unike për karakteristikat e tyre.
Quhet “The great wall of vagina” (Muri i madh i vagjinave) dhe është vepër arti e pabesueshme e skulptorit Jamie Mçartney të ekspozuara në Londër, në ekspozitën me titull “Skin Deep”.
Është një “mur i vërtetë vagjinash”, i realizuar me 400 skulptura të pjesëve intime të fermave.
Objektivi i artistit është të bëjë femrat të kuptojnë se nuk ekziston një vaginë perfekte, por se të gjitha janë të ndryshme dhe si të tilla, janë unike.
Për të shpjeguar kreativitetin e veprave të artit, Jamie Mçartney, ka deklaruar: “Doja skulpturat të flisnin vetë. Ishte e nevojshme të kisha sa më shumë që të ishte e mundur, sepse doja t’i vija pranë njëra-tjetrës, për të evituar faktin që njerëzit të fokusoheshin te secila prej tyre në veçanti. Kjo është një mënyrë për të shkuar përtej aluzione për pornografinë.
Organet gjenitale, nëse konsiderohet jashtë trupit, nuk janë aspak të seksi, dhe kur ata janë aq shumë, janë ende më pak seksi.
Gjithashtu skulpturat plotësisht të bardha eliminojnë ndonjë pyetje të racës apo ngjyrës. Homogjeniteti i tyre lejon një krahasim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë me të gjitha skulpturat e tjera”.
Për të realizuar këtë vepër arti, skulptori ka punuar për plot 4 vite: koha e nevojshme për të gjetur 400 femra të disponueshme për të pozuar me pjesët e tyre intime. Mes vaginoplastikës dhe trajtimeve të bukurisë për organin gjenital femëror, janë gjithnjë e më shumë femrat e bindura se ato mungesë perfeksioni.
E vërteta është se të besosh se vagina e jote është “e shëmtuar”, është vetëm një problem psikologjik, që mund të shfrytëzohet nga kirurgët për t’u bërë të pasur. Përveç kësaj, me “Murin e vaginave” më në fund mund t’i thuhet lamtumirë stereotipet e krijuara nga filma pornografikë.