Lajmet e fundit

Jusuf Azemi: Do të vazhdojmë me protesta derisa të na plotësohen kërkesat

Në Kosova Direkt i ftuar ishte Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë i cili ka treguar për pakënaqësite që kanë taksistët në kryeqytet.

“Kërkesat e radiotaksistëve janë kërkesa që komuna i ka aprovu që të implementohet rregullorja për radiotaksit”.

“Ne dëgjuam se nga komuna ka dal një lajm që nuk është harmonizu rregullorja”.

Por Azemi e mohon këtë gjë.

“Unë bëj me dije që kjo rregullore u aprovu”.

“Ne kemi shku me reforma ma shpejt se kuvendi komunal, duke u marrë vesh që radiot të fillojnë me ngjyrën e bardhë dhe viti i prodhmit të veturave të jetë 2010”.

“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë  ndonjë rregullim por i ka hequr autoparkingjet ku  këto kompani kanë problem me stacionimin e tyre në çdo vend të Kosovës”.

“Sot ka qenë një protestë me mëse 50 radiotaksi por në të ardhmen do të jetë me mbi 400 radiotaksistë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.