Lajmet e fundit

Drejtësia selektive është krim!

Qysh mundet Bashkimi Evropian me kritiku Kosovën për deshtim në Drejtësi dhe gjyqsorë, kur misioni i tyre EULEX që është në Kosovë ka deshtu në ketë fushë!
 
Kujtojm rastin e Vëllezërve Ramadani dhe Kiçina, ku ky mision së bashku me të “fortit” e politikës denojn këta djem me burg gati 200 vite, pa asnjë provë të argumentune!
 
Prokuroria humb provat e ADN-së, nuk merren parashysh 50 deshmitarët që deshmojn për pafajsinë e Vëllezërve Ramadani dhe Kiçina!
 
Për çfarë rekomandimesh bëhet fjalë për funksionim e drejtësisë dhe gjyqësorit?
Rekomandime për montime të rasteve?!
 
Drejtësia selektive është krim!
Pa u zbardhë e verteta e rastit të vëllezërve Ramadani dhe Kiçina, nuk do të ndalet krimi nga organet që thirren në ndarje të “drejtësisë”!
 
Shkruan : Hysni Fejza

Leave a Reply

Your email address will not be published.