Është zona e njohur e Pejës tek Tyrbja (Sahri salltëk), respektivisht lokacionet dhe bashkësitë përgjatë rrugës ‘Pinguin cat’, e cila lidhë magjistralen Pejë-Prishtinë me atë Pejë-Gjakovë në të cilën Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka shtrirë investimin e radhës për këtë rajon.
120 shtylla betoni për tension të ulët që kanë zëvendsuar ato të vjetëruarat, 5 mijë metra kabllo ajrore e izoluar për tension të ulët dhe një trafo me fuqi 400 kVA, kanë bërë që rreth 100 ekonomi familjare në këto anë të përfitojnë nga ky projekt.
Hamdi Kerolli – inxhinier i KEDS-it, mbikëqyrës i projektit ka folur për rëndësinë dhe efektetet afatgjate positive të këtij investimi. ‘120 shtylla betoni të tendsionit të ulët, 5 mijë metra kabllo e izoluar, trafoja pre 400 kVA, dukshëm kanë ndikuar në stabilizimin dhe kualitetin e furnizimit me tension të energjisë për mbi njëqind konsumatorë (familje) në këto anë. Projekti do të finalizohet me detaje në fundvit ose në ditët e para të 2016-tës’-thotë Kerolli.
Investimi është i një standardi të lartë europian që plotëson kriteret e barabarta me shtetet e rajonit, meqë në këtë anë pos përfitimit nga ana e ekonomive familjare, drejtpërdrejt ndikon edhe tek qytetarët dhe ngasësit e automjeteve që përshkojnë këtë rrugë me rëndësi. Shtyllat e reja, kabllo izoluese dhe trafo e vendosur me mbrojtje bëjnë që ekspozimi ndaj rreziqeve të nga ana e të gjithë atyre që përshkojnë këtë aks rrugor të prekë pikën zero. Egzon Asllanukaj është njëri nga ata qytetarë që e përshkon çdo ditë këtë rrugë për të arritur në punë dhe thotë se investimi është i vërejtshëm. ‘Së pari shtyllat e vjetëruara këtu ishin rrezik për automjete tash e sa kohë. Pastaj kjo punë po e shihni se i ka sjellë pamje të re edhe vet kësaj rruge’-thotë Asllanukaj.
Investime të tjera për rajonin e Pejës, KEDS-i ka paralajmëruar edhe në vazhdim.



Agjencia e lajmeve Kosovanews kosovanews.info