Lajmet e fundit

Brukseli nuk kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës

Njohja e pavarësisë së Kosovës në fund të bisedimeve të Serbisë me Bashkimin Evropian, deri më tash askush nuk e ka përmendur dhe kjo as që është e shkruar ndokund!

Kështu ka thënë kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas hapjes së kapitujve negociues të Serbisë me BE-në duke aluduar në kapitullin 35 që ka të bëjë me Kosovën.
Në pyetjen se a do ta nënshkruajë dokumentin detyrues juridik me Prishtinën në fund të procesit negociues me BE-në, siç ka deklaruar ambasadori gjerman në Serbi, kryeministri serb ka thënë se dikush duhet t’i tregojë se çfarë do të thotë ai dokument:
“Nëse kjo është njohje, këtë askush s’e ka përmendur dhe kështu askund nuk shkruan. Këtë duhet thënë qartë qytetarëve. Kështu është shkruar në disa projektdokumente, por në këtë të tashmin nuk ekziston”.
Vuçiq ka thënë se me siguri do të ketë përpjekje për presione politike rreth kapitullit 35, por ka shtuar njofton gazeta “Veçernje Novosti”, transmeton Koha.net, se ne duhet të punojmë në mënyrë të përgjegjshme:
“Duhet pritur e shikuar, na mbetet të bisedojmë e të negociojmë e populli është ai që vendos. E kemi Kushtetutën, aspiratat evropiane dhe deri më tash këto nuk na kanë shkaktuar përballje. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë as në ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.