Janë bllokuar 50 milionë franga të zyrtarëve të FIFA’s.
Zvicra ka bllokuar më se 50 milionë franga zvicerane (46 milionë euro) në llogaritë bankare me kërkesë të SHBA në kuadrin e operacionit anti-korrupsion të ndërmarrë ndaj FIFA-s, shkruan gazeta e Zurihut “Tages Anzeiger”.
Sipas Folco Galli, zëdhënës i zyrës federale të drejtësisë në Berne, i pyetur nga gazeta ka thënë se është e vërtete që këto llogari janë bllokuar, në mes 50 milionë deri në 100 milionë franga.
Autoritetet amerikane, thekson gazeta, kanë kërkuar me 6 mars nga Zvicra informacione lidhur me 50 llogari bankare në 10 banka në Zvicër.