Lajmet e fundit

Thaçi: Vendimi i BE-së për shtyrjen e liberalizimit të vizave, është marrëzi dhe absurde!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, gjatë seancës e cila po mbahet në sallën alternative, ka thënë se mosdhënia e dritës jeshile për liberalizimin e vizave, nga ana e BE-së, është një marrëzi, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se BE-ja ka kërkuar nga Kosova që t’i përmbushë disa kritere, dhe është shprehur i bindur se të gjitha këto janë implementuar.

Sipas tij, këto vonesa janë të padrejta për shtetasit e Ksoovës.

“Vonesat e tilla janë absurd dhe të qëllimshme, janë të padrejta”, ka thënë Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.