Lajmet e fundit
Muharremaj: Fitorja e Aleancës në Therandë e padilemë

Muharremaj: Fitorja e Aleancës në Therandë e padilemë

Kryetari i Degës së AAK-së në Therandë dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, në ditën e parë të fillimit të fushatës për balotazh në Therandë tha se Aleanca është e përgatitur fuqishëm për të arritur fitore të bindshme më 1 dhjetor 2013.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Komunës së Therandës që më 1 dhjetor të dalin në zgjedhje, në mënyrë që të vendosin për vazhdimin e zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

“Shpreh mirënjohje të plotë për vendimin e strukturave dhe votueseve të PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës) në Therandë për të më dhënë mbështetjen e plotë për zgjedhjet në balotazh. U jam mirënjohës edhe një numri të madh të votuesve të LDK-së (Lidhjes Demokratike të Kosovës) që pas rundit të parë më 3 nëntor janë afruar me ne, dhe kanë vendosur të bashkohen me projektin fitues dhe të vërtetë të zhvillimit ekonomik të Therandës”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.