Malisheva është duke e mbajtur protesten . Tre partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thirrur për sot protestë në Malishevë. Protesta e sotme, kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, vjen pas atyre të javës së kaluar në Gjakovë dhe Gjilan,Pejë ndërsa do të pasohet nga protesta e së shtunës në Prizren. Protesta në Malishevë po mbahet në sheshin kryesor të qytetit, me fillim në orën 12:00. Degët e këtyre subjekteve në Malishevë, janë mobilizuar që çdo gjë të shkojë mirë ndërsa rolin kryesor të sotëm në këtë komunë e bartë partia më e madhë opozitare në Malishevë, Nisma për Kosovën, aktivistë të së cilës bashkë me ata të partive tjera, AAK dhe VV kanë punuar shumë këto ditë që gjithçka të filloi dhe kryhet me sukses.
Edhe në numër shihet që Malisheva po manifeston masivisht kundër “Zajednicës” dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas të dhënave që kemi numri real në protest janë 3500 deri në 4000 mijë qytetarë .