Lajmet e fundit

OKB-ja me rezolutë kundër financimit të Shtetit Islamik

Ministrat e financave të 15 kombeve në Këshillin e Sigurimit pritet të miratojnë një rezolutë që synon frenimin e fondeve ndaj Shtetit Islamik.

Projekt rezoluta është e bazuar në rezolutën e miratuar në vitin 1999, që synonte të godiste grupin rival të xhihadisteve, al-Qaedes, shkruan BBC.
Rezoluta kërkon nga vendet të ‘jenë të vendosura në shkrutimin e fondeve ndaj Shtetit Islamik’, duke parandaluar në këtë formë kontrabandën e tyre me naftë dhe me gjëra antike.
Shteti Islamik besohet të jetë një ndër grupet më të pasura terroriste në mbarë botën, ndërsa sipas studimeve të fundit vlerësohet se të ardhurat e Shtetit Islamik për një muaj janë 80 milionë dollarë.

Çdo individ, grup, ndërmarrje ose entitet që mbështet grupin terrorist dhe degët e tyre, do të përballet me sanksione nga OKB-ja, duke përfshirë ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimeve  dhe embargon armësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.