Lajmet e fundit

Olter: Konflikti mes pozitës e opozitës, mund të eskalojë në luftë civile!

Për të shënuar fundin e detyrës së Menaxherit të Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka mbajtur një konference me titullin “Të ndërtosh ura drejt ardhmërisë së begatshme”, dhe ka diskutuar prioritet zhvillimore afat-mesme dhe afat-gjate për Kosovën dhe rajonin.

Në këtë diskutim Jean Peter Olter ka deklaruar se konflikti mes pozitës dhe opozitës mund të eskalojë në luftë civile, transmeton Gazeta Trbuna.

“Duhet të ketë një platformë mes pozitës dhe opozitës për diskutim edhe për ta zhvilluar vendin ne aspektin ekonomik”, ka deklaruar Olter.

Në anën tjetër Bedri Hamza tha se MAS është udhërrëfyes për liberalizim dhe për zhvillim ekonomik. “Qasja e privilegjuar për tregti me BE është përparësi dhe duhet te përfitojmë nga kjo, ai shtoi se dyert e tregjeve mund të na i hap edhe diaspora jonë”, ka deklaruar Hamza.

Banka Botërore ka ndihmuar Kosovën në sistemin financiar. Kreditimi ka arritur mbi 3.8 % apo 1 miliard për këtë vit. Rritja e kredive është dhënë me se shumti për ndërmarrje.

Ndryshe, drejtor i bankës botërore sot e ka kryer mandatin katër vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.