Lajmet e fundit
Kastrati: 2014-ta vendimtare për FSK-në

Kastrati: 2014-ta vendimtare për FSK-në

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka deklaruar se janë në përfundim të studimit të brendshëm që do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, e cila do të vendos për të ardhmen e FSK-së.

Sipas tij, ky vit është vit i suksesit për FSK-në, pasi që ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale të cilat janë vlerësuar edhe nga NATO.

Kastrati ka thënë se në FSK janë duke u bërë analiza të thella se ku janë dhe se çka duhet të ndryshohet që një ditë KFOR-i të largohet dhe FSK të jetë ushtri.

“Jemi në fund të studimit dhe besojë që në fillimin e vitit të ardhshëm do të dalim me rekomandimin që do t’i dorëzojmë qeverisë se çka duhet të bëhet me të ardhmen e FSK-së”, ka thënë ai për RTK-në.

Ai tha se janë të përkushtuar t’i kryejnë obligimet e tanishme në bazë të misionit që kanë dhe vitin e ardhshëm varet se çka do të vendosin institucionet shtetërore për FSK-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.