Pas çdo gërmimi të ekskavatorit po shpresojnë të gjejnë eshtra, njofton Klan Kosova.
Këtë shpresë në fakt e kanë kryetari i komisionit qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjeta e ai i shoqatës së të zhdukurve në Mitrovicë Bajram Qerkini.
Këta të dy erdhën me mëngjes në fshatin Kqiq i Vogël i Mitrovicës për ti vëzhguar gërmime në këtë lokacion ku dyshohet për varrezë masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Por sipas Gjetajt ky nuk është lokacioni i vetëm në Kosovës që dyshohet si varreze masive.
Shprese për të gjetur këtu mbetje mortore pati edhe Bajram Qerkini i cili që nga koha e luftës ka djalin e zhdukur.
Informacionit se këtu mund të ketë varrezë masive ishin të kamotshme. Mirëpo, pavarësisht këtyre informatave gërmimet në këto dy zona nuk dhanë rezultat.
E meqenëse nuk u gjet gjë kërkimet këtu u ndërprenë.
E Klan Kosova pati raportuar ditë më parë për dyshimet për varreze në këtë lokacion, gjë që u pat mohuar nga banorët e afërt me këtë zonë të dyshuar.