Lajmet e fundit

Presidentja organizon ndejë për fundvit, merr pjesë opozita

Zyra e Presidentes së Kosovës ka organizuar një ndejë fundviti me udhëheqës institucionesh, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Në takim po marrin pjesë edhe kryeministri, Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Burime të afërta me presidencën e Kosovës kanë konfirmuar  se kjo është vetëm një ndejë fundviti e organizuar nga presidenca. Sipas këtij burimi, në ndejë ka pjesëmarrës të ndryshëm nga jeta politike, përfshirë edhe ata të opozitës.

“Është vetëm ndejë fundviti, nuk ka ndonjë qëllim specifik. Ka pjesëmarrës të ndryshëm, nga shoqëria civile, organizatat joqeveritare, pjesëtarë institucionesh, politikanë nga opozita etj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.