Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka folur për punësimin në QKUK të dajës së tij, Curr Gjocaj, të cilin punësim e kishte kërkuar nga kryeministri i atëhershëm i vendit, Hashim Thaçi. Kjo kërkesë e Grabocit ishte bërë skandal pasi informata kishte rrjedhur nga një një bisedë private telefonike mes Thaçit dhe Grabovcit, që ishte publikuar më vonë.
Gjoci sot është i punësuar në QKUK, ndërsa Grabovci, gjatë një paraqitje në televizionin publik, punësimin e tij e arsyetoi me aftësinë e tij dhe profesionalizmin. Sipas tij, është shumë mirë kur rehaton familjen.
“Është shumë mirë kur rehatoni familjen. Shkoni në QKUK dhe vlerësoni punën që e ka bërë ai. Nuk është i vërtet asnjë llaf që e kam thënë për të. Është bërë padrejtësi ndaj atij njeriu. Le ta vlerësoj secili, unë nuk jam kompetent. Le ta shikon punën e mëhershme të paraardhësit të tij”, tha Grabovci, transmeton kosovapress.
Grabovi tha se kjo çështje është ngritur për të bërë propagandë, duke kërkuar nga secili që ka ndonjë dyshim që këtë ta denoncojë në organet e rendit.
Ndërsa, sa i përket rastit të djemve të tij të cilit e kishin rrahur një polic, Grabovci tha se në asnjë moment nuk e ka influencuar rastin. Ai tha se djemtë e tij kanë qenë të rinj në atë kohë dhe ishin në një festë, dhe kjo ka mund t’i ndodhte çdonjërit.
“Bisedoni me prokurorë e gjyqtarë. Nëse del veç një gjyqtar që thotë që kam influencuar, personalisht jap llogari. Kam kërkuar që të merren masa në përputhje në rastin e djemve të mi. Kanë qenë të rinj dhe ka qenë ditë feste. U kam thanë që uniforma e Policisë është e shenjtë”, tha Grabovci.