Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e kryeson seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përpjekjen madhore mdërkombëtare për përfundimin e luftës civile katërvjeçare në Siri.
Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, zoti Kerry do ta kryesoj takimin e Grupit Mbështetës Ndërkombëtar për Sirinë, me synim që të arrihet përkrahje e përbashkët për armë-pushim në Siri dhe negociata politike, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.
Rëndësia e këtyre takimeve është theksuar në raportin e djeshëm të Kombeve të Bashkuara, se konflikti në Siri me gjasë ka shkaktuar që numri i refugjatëve dhe i personave të zhvendosur në botë ka arritur rekord të ri këtë vit, prej afro 60 milionë njerëz.