Lajmet e fundit

Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve

Sot 14 vjet më parë, 18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Më 4 dhjetor të vitit 2000 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë Botën.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, le të riafirmojmë përkushtimin tonë për t’i dhënë formë shoqërive të ndryshme dhe të hapura, duke siguruar mundësi dhe jetë me dinjitet për të gjithë emigrantët”, ky është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për këtë ditë.

Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së inform acionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.